Kthehu te Blog

Kaula Haziri n'Top 8-tshe në EYC

LAJME TË SHKËLQYESHME NGA EYC 2026 – BERLIN

Federata e Boulingut e Kosovës ka kënaqësinë të ndajë me ju një sukses të jashtëzakonshëm nga skena ndërkombëtare!

Garuesja jonë, Kaula Haziri, ka arritur të sigurojë një vend në finale në Kampionatin Evropian për të Rinj "EYC 2026", duke treguar nivel të lartë profesionalizmi, përkushtimi dhe talenti.

Në një konkurrencë të fortë 57 garues, Kaula arriti të depërtojë në Top 8, duke u renditur në vendin e 8-të, një rezultat që na bën krenarë të gjithëve!

Ky sukses është dëshmi e punës së palodhur, disiplinës dhe shpirtit garues që përfaqëson më së miri Kosovën në arenën ndërkombëtare. Kaula po shkruan histori dhe po vendos standarde të reja për brezat që vijnë.